Sport

Unitedi do të luftojë me Cityn për Oyarzabalin

Manchester Unitedi është futur në garë me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit anësor të Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal, shkruan “Todofichajes”.

Në kontratën e 23-vjeçarit me Sociedadin figuron klauzola për lirim në vlerë 70 milionë euro, por Unitedi shpreson të arrijë marrëveshje për 50 milionë euro.

Mirëpo, City është duke insistuar po ashtu për sulmuesin anësor dhe pritet të ketë betejë mes dy klubeve të Manchesterit për yllin e Sociedadit. Oyarzabal këtë edicion ka realizuar 12 gola dhe i ka asistuar 12 tjerë në 42 ndeshje në të gjitha garat me Sociedadin. Me fanellën e Spanjës ai i ka realizuar dy gola në shtatë ndeshje.