Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njotuar se nuk ka plane për largimin e Alexis Sanchezit apo Mesut Ozilit gjatë verës.
Dy lojtarëve u ka mbetur edhe 12 muaj kontratë dhe është raportuar se Sanchez tashmë ka vendosur largimin nga Arsenali, me Bayern Munichun si njërin prej klubeve të interesuara për të.
“Këtë verë, së pari ata do të qëndrojnë në klub dhe shpresoj se do të vazhdojnë kontratat e tyre. Nuk mund ta dobësoni klubin dhe ekipin. Ju dëshironi përforcimin e tij. Kjo ndodh vetëm nëse gjeni lojtar me të njëjtin kalibër dhe nëse ata duan të largohen”, ka thënë Wenger.