Sulmuesi i Atalantas, Luis Muriel, ka marrë një lëndim të kokës, pasi që ka goditur atë pranë pishinës dhe është në spital, raportojnë mediumet italiane.
Sulmuesi ishte paraparë të luante titullar në ndeshjen e sotme kundër Brescias. Por ai ka marrë lëndim të kokës nga aksidenti e po ashtu një plagë.
Sky Sport Italia ka njoftuar se Muriel ka rrëshqitur dhe ka rënë ndërsa ishte në pishinë me disa bashkëlojtarë me disa bashkëlojtarë dhe ka goditur kokën. Sulmuesi kolumbian është dërguar në spital për testime.