Sport

“Fitore për futbollin francez” – tifozët në tribuna po i shijojnë miqësoret

“Fitore për futbollin francez” – tifozët në tribuna po i shijojnë miqësoret

Paris Saint-Germaini e shpartalloi ekipin e divizionit të dytë, Le Havren, në miqësoren e luajtur të dielën që ishte e jashtëzakonshme, jo për shkak të rezultatit 9:0, por sepse tërhoqi turmën më të madhe të shikuesve në tribuna për një ndeshje futbolli në njërën prej pesë ligave të forta të Evropës që nga fillimi i marsit.

Qeveria franceze zbuti protokollet shëndetësore para fundjavës së shkuar për të lejuar një pjesëmarrje totale prej pesë mijë personash, përfshirë lojtarët, gazetarët dhe stafin nëpër ndeshje. Në fakt, miqësorja në Le Havre nuk ishte e para që u luajt, por të tjerat kanë përfshirë vetëm ekipe të divizioneve të ulëta. Kështu që, për ndeshjen në Le Havre ku do të luante PSG-ja, biletat që kishin çmimin prej 30 deri në 60 euro, janë shitur brenda gjashtë minutave, shkruan AFP.