Sport

Rashford e Martial shënojnë për epërsinë e Man Utd

Southamptoni kaloi herët në epërsi, por Manchester Unitedi megjithatë shkoi në pushim midis pjesëve me epërsi. 2:1 në të mirë të Man Utd është rezultati pas pjesës së parë të ndeshjes që i takon xhiros së 35-të të Premier Leagues.

Stuart Armstrong kaloi në epërsi Southamptonin në minutën e 12-të, por tetë minuta më vonë shifrat i barazoi Marcus Rashford. Nuk vonoi shumë para se Anthony Martial të shënoi golin e epërsisë. Martial realizoi në minutën e 23-të.

Ndeshja është me shumë peshë sa i takon garës për dërgim në Ligën e Kampionëve. Anulimi i dënimit të Manchester Cityt ka bërë shumë të fortë garën për pozitat tre e katër që dërgojnë në Champions. Me fitore Unitedi del në vend të tretë, Chelsea mbetet e katërta, kursa Leicesteri i pesti.