Sport

Fidan Aliti shënon gol në Suedi

Fidan Aliti shënon gol në Suedi

Mbrojtësi i qendrës i përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti, ka realizuar gol të hënën në kampionatin e Suedisë, Allsvenskan.
Skuadra e Alitit, Kalmar, humbi 2:1 nga Elfsborgu, në kuadër të xhiros së shtatë. Aliti realizoi për 1:0 në minutën e 14-të, por skuadra e tij më pas pësoi dy gola.

Për Alitin ishte goli i parë këtë edicion. Ai ishte edhe kapiten kurse u ndëshkua me karton të verdhë.