Sport

Prishtina nuk arrin ta mposhtë Dritën, mbetet në vendin e 4-të

Descriptive Text

Gjatë ditës së sotme, klubi i Prishtinës ka pritur liderin e Super Ligës së Kosovës, Kf Dritën.

Prishtina ishte duke udhëhequr që nga minuta e 6 e ndeshjes, me golin e Endrit Krasniqit, por në minutën e 80, Drita arriti të barazojë rezultatin në 1 me 1, me golin e shënuar nga Astrit Fazliu, raporton KOHA.

Prishtina me këtë barazim ka mbetur në vendin e 4 të Super Ligës, me 58 pikë, ndërsa Drita ka mbetur lider, me 65 pikë të mbledhura.

{gallery}