Sport

Koronavirusi kthehet në Serie A, një rast pozitiv te Parma

Koronavirusi kthehet në Serie A, një rast pozitiv te Parma

Parma ka njoftuar se një anëtar i ekipit të parë të klubit është testuar pozitiv për COVID-19. Në komunikatë të Parmas sqarohet që i prekuri nuk po shfaq simptoma, nuk është lojtar dhe është vetizoluar.

“Parma Calcio 1913 raporton se në raundin e fundit të testimeve, ka dalë një rast pozitiv për COVID-19. Bëhet fjalë për pjesëtar të stafit të ekipit të parë. Personi në fjalë, që është plotësisht pa simptoma, është izoluar në përputhje me udhëzimet”, thuhet në njoftim.