Sport

Ballkani me kërkesë ndaj FFK-së lidhur me arbitrat

Ballkani me kërkesë ndaj FFK-së lidhur me arbitrat

Ballkani i Suharekës ka bërë të premten mbrëma një kërkesë publike për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ballkani, që pretendon titullin, ka vlerësuar se në Superligë po bëhen lëshime kardinale të referëve në kohën kur po vendoset gara për titull.

Te Ballkani janë të shqetësuar që Besfort Kasumi është deleguar të ndajë drejtësinë në ndeshjen Feronikeli – Ballkani, që luhet të hënën në Drenas.