Sport

Ylli i dikurshëm i basketbollit kosovar del pozitiv për COVID-19

Njëri prej lojtarëve më të suksesshëm në basketbollin kosovar, Artan Mehmeti ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur Mehmeti në rrjete sociale.

Mehmeti ka luajtur me shumë sukses te Trepça, por edhe te Peja e Mabetexi. Vlerësohet prej plejmejkerëve më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ai vazhdon të jetë në basketboll, si trajner.

Mehmeti ka treguar se edhe gruaja dhe djali i tij janë prekur nga koronavirusi. Vajza e tij nuk është prekur.

“Jemi të vetizoluar dhe me shëndet të mirë. Nuk kemi ndonjë shqetësim”, ka shkruar Mehmeti.