Sport

Edhe Roma futet në garë për Muriqin

Edhe Roma futet në garë për Muriqin

Edhe një skuadër e madhe evropiane është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. Muriqi tashmë është në radarin e Romës. Këtë e ka bërë të ditur të premten sajti turk “hurriyet.com.tr”.

Muriqi luan për Fenerbahçen, por me shumë mundësi do të largohet këtë verë. Deri më tani atë e kanë përcjellë skuadra me emër nga Anglia e Italia, por është raportuar për interesim edhe të skuadrave nga vende tjera.