Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka kumtuar në faqen zyrtare klubi i tij FC Zurich.
“Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu, ka testuar pozitiv me koronavirus sot. Që nga paraqitja e simptomeve të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe është në vetëizolim në shtëpi. Deri në një njoftim tjetër nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, është njoftuar nga klubi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeziu 23-vjeçar është ftuar në disa raste nga përfaqësuesja A e Kosovës, por ende nuk ka debutuar. Ai është pjesë e Zuerichut që nga viti 2015. Këtë stinor i ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat dhe e ka shënuar një gol e asistuar një tjetër.