Manchester Unitedi është inkurajuar për transferimin e Gareth Bale pasi klubi i Real Madridit ka pranuar bisedimet për shitjen e tij.
Gjatë dy ditëve të fundit është raportuar se Unitedi është tërhequr nga gara për Antoine Griezmannin e Atletico Madridit, duke shtyrë Jose Mourinhon që të mendojë për alternativat tjera.
Trajneri portugez ka shprehur interesim për Alvaro Moratan, por The Independent raporton se edhe Bale mund të marrë rrugë drejt Old Traffordit.
Sipas gazetës britanike, Reali është i gatshëm të dëgjojë ofertat për uellsianin dhe paratë e mbledhura nga shitja e tij mund t’i shfrytëzojë për blerjen e Eden Hazardit nga Chelsea.