Sport

Kompanitë e basteve nuk do të lejohen në fanellat e ekipeve të La Ligas

Kompanitë e basteve nuk do të lejohen në fanellat e ekipeve të La Ligas

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshëm, vendim ky që do të ndikojë direkt në tetë klube të elitës së futbollit spanjoll. Këto detaje janë zbuluar të enjten në një raport të publikuar nga e përditshmja spanjolle “El Pais”, sipas së cilës ministri spanjoll i çështjeve të konsumatorit, Alberto Garzon, ka planifikuar një projektligj për forcimin e rregullave të sponsorimit dhe ekspozimit të kompanive të basteve në Spanjë.

Ky projekt pritet të futet në fuqi për edicionin e ardhshëm dhe do të ketë ndikim direkt në La Liga, ku ekipet nuk do të lejohen që të ekspozojnë reklamat e kompanive të basteve nëpër fanella. Valencia, Alaves, Leganes, Granada, Mallorca, Sevilla, Osasuna dhe Levante janë tetë skuadrat nga La Liga që kompanitë e basteve i kanë sponsorë kryesorë të fanellave.