Sport

Fillim i fuqishëm i Zenelit, gol e asistim në miqësoren e parë

Fillim i fuqishëm i Zenelit, gol e asistim në miqësoren e parë

Skuadra franceze, Stade de Reims të enjten pasdite ka luajtur miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri. Reimsi ka fituar 3:1 ndaj Troyesit të kategorisë së dytë.

Reprezentuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka shfaqur formë të lartë në këtë ndeshje. Ai shënoi për 1:0 në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 43-të asistoi për rezultatin 2:0.