Sport

Edhe Spartak Moska futet në garë për transferimin e Mërgim Vojvodës

Edhe Spartak Moska futet në garë për transferimin e Mërgim Vojvodës

Klubi i njohur rus Spartak Moska është futur në garë për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvoda, shkruan “La Derniere Heure”.

Vojvoda 25-vjeçar është nën kontratë me klubin e elitës belge Standard Liege. Mirëpo, ai po pritet të largohet këtë verë. Për të kanë shprehur interesim klubet e Series A, si Torino, Lazio e Atalanta. Mirëpo, njoftohet se është futur në garë edhe Spartaku i Moskës.