Sport

Bartomeu: Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona

Bartomeu: Messi do ta mbyllë karrierën te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Josep Martia Bartomeu ka thënë se superylli argjentinas Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona vitin e ardhshëm. Ai ka thënë se Messi do ta përfundojë karrierën e tij në futboll te klubi katalan.

Messi 33-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri verën e vitit 2021 dhe ishte raportuar për një largim të mundshëm të argjentinasit.