Sport

Mirona, trajnerja nga Bangladeshi që është e “martuar me futbollin”

Jo shumë nga banorët e Bangladeshit do të linin një punë të sigurt në sektorin publik me gjallëri dhe pension të sigurt për t'u bërë një trajner futbolli me kohë të plotë, veçanërisht jo një grua në një komb thellësisht konservator. Por Mirona, trajnerja e parë femër në Bangladesh në nivel klubesh, e ka bërë pikërisht këtë. Dhe 27-vjeçarja, e cila vjen nga një sfond i përulur, nuk ka pendim për vendimin që ka marrë.

"Unë gjithmonë kam ëndërruar të jem trajnere e një ekipi elitar, dhe një ditë madje edhe e kombëtares së Bangladeshir", tha Mirona, që nuk është më e gjatë se 150 centimetra.

Ish-futbollistja e Përfaqësueses së Bangladesh po fliste për synimet e saj derisa po stërviste një grup të meshkujve - të gjithë shumë më të gjatë se ajo - në periferi të Dhakas. Mirona ishte asistente e trajnerit në Dhaka City Football Club, një ekip i nivelit të dytë kur vitin e kaluar Bangladesh Navy e ftoi atë për të stërvitur ekipin e femrave. Bangladesh Navy është ekip nën pronësinë e ushtrisë. Për shumicën e njerëzve në Bangladesh - veçanërisht klasa e mesme dhe e ulët - kjo ishte si fitimi i lotarisë: një punë e sigurt me përfitime pensioni për të cilën shumë njerëz munden vetëm të ëndërrojnë. Por disa muaj më vonë, Mirona mori një telefonatë nga ish-klubi i saj, i cili është në pronësi të një sipërmarrësi të veshjeve. Asaj iu ofrua pozita e trajneres së parë me liri të plotë - nga rekrutimi i lojtarëve deri në përgatitjen e ekipit - për të luftuar drejt promovimit në elitën e futbollit të Bangladeshit – Premier League. Mirona, e cila u rrit në një fshat të vogël në mesin e gjashtë motrave, nuk mendoi dy herë dhe ajo e la ekipin e femrave Navy menjëherë, pavarësisht komplotit nga kolegët e saj të vjetër ushtarakë. Menaxheri administrativ i Dhaka City, Robin Ahsan, gjithashtu një ish-lojtar i kombëtares së Bangladeshir, tha se klubi mori vendimin e duhur në punësimin e Mirona. Të gjithë te Dhaka City presin shumë nga trajnerja Mirona që edhe është e para në Bangladesh.

“Performanca e ekipit tonë është përmirësuar qëkur ajo u bashkua me ne. Ndershmëria dhe qëndrimi i saj i zellshëm janë të jashtëzakonshëm”, pranoi Ahsan. “Ajo mund të përzihet me lojtarët më mirë se shumë trajnerë meshkuj në këtë industri. Jemi me fat që kemi një trajnere si Mirona”.

Mirona tha se ajo është duke kaluar kohën e jetës së saj, pavarësisht disa barrierave dhe kritikave që i ka marrë nga trajnerët meshkuj. Por, Mirona insiston se nuk merret me gjëra të tilla, për shkak se është e fokusuar në ekipin e saj.

“Në fillim shumë njerëz komentuan negativisht dhe mendonin se unë nuk duhej të isha në këtë profesion. Shumë trajnerë meshkuj nuk mund ta merrnin atë, kurse vendin e tyre e zuri një femër që u bë kryetrajnere e një ekipi të meshkujve”, shtoi Mirona.