Sport

Në Itali tifozët mund të kthehen para fundit të këtij edicioni

Në Itali tifozët mund të kthehen para fundit të këtij edicioni

Stadiumet e Serie A mund të hapen për 25 për qind të kapacitetit para fundit të edicionit 2019\2020. Planet për këtë po shqyrtohen nga Federata e Futbollit të Italisë (FIGC), ka njoftuar presidenti Gabriele Gravina.

Tifozët e futbollit në Itali e kanë të pamundur të përcjellin ndeshjet në stadiume që nga marsi, kur autoritetet së pari vendosën që ndeshjet të luhen pa shikues, para se të pezullonin ligën për shkak të përhapjes së koronavirusit.