Sport

Osimhen drejt Napolit

Sulmuesi Victor Osimhen pritet të jetë përforcimi i parë te Napoli për edicionin e ardhshëm.

Mediumet italiane kanë raportuar se Osimhen tashmë ka pranuar ofertën e Napolit dhe se ekipi nga Serie A po negocion me Lillen për çmimin e tij.

Nigeriani Osimhen te Napoli shihet si zëvendësim për polakun Arkadiusz Milik që do të largohet në fund të këtij edicioni.

Osimhen 21-vjeçar, ka shkëlqyer këtë edicion te Lille dule realizuar 18 gola dhe asistuar gjashtë herë në 38 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2024 kurse karrierë ka bërë edhe te Charleroi e Wolfsburg. Kartoni i tij, aktualisht vlerësohet rreth 50 milionë euro.