Sport

Barcelona konfirmon shitjen e Arthurit te Juventusi për 72 milionë euro

Descriptive Text

Barcelona është pajtuar që të shes Arthurin për 72 milionë euro te Juventusi, ka njoftuar klubi spanjoll të hënën përmes faqes zyrtare.

Miralem Pjaniq pritet të lëviz në drejtim të kundërt por të dy lojtarët do të përmbyllin edicionin në klubet aktuale.

Arthur ka kaluar te Barcelona nga Gremio në vitin 2018, ndërsa ka luajtur 72 ndeshje për klubin nga Camp Nou. Këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje në të gjitha garat kurse ka shënuar katër gola.

Arthur është parë duke folur para bashkëlojtarëve të hënën. Është raportuar që 23-vjeçari të jetë përshëndetur përmes fjalimit me lojtarët e Barçës.

Trajneri Quique Setien e ka përfshirë Arthurin në skuadër për ndeshjen e së martës ndaj Aletico Madridit, ndonëse marrëveshja ishte afër kompletimit.

“Nuk kam dyshime për përkushtimin e plotë të tij deri në ditën e fundit këtu. Ai është lojtari ynë deri në ditën e fundit të stinorit”, ka thënë Setien.