Sport

Bayerni e përfundon me stil kampionatin

Foto: Reuters

Bayerni e ka përmbyllur me fitore të thellë edicionin 2019-20 të Bundesligës.

Bavarezët shënuan fitore prej katër me zero në udhëtim ndaj Wolfsburgut, transmeton KOHA.

Coman, Cuisance, Lewandowski e Muller shënuan në fitoren e sotme.

Nga minuta e 71 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Guilavogui u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Bayerni ka shënuar 100 gola këtë edicion, dhe 34 prej tyre i ka shënuar topgolashënuesi Robert Lewandowski, që për herë të pestë radhazi në Bundesligë shpallet golashënuesi më i mirë.

Bavarezët në vendin e parë kanë mbledhur këtë edicion 82 pikë, derisa Wolfsburgu në të shtatin ka 49 pikë.