Sport

City favorit për Upamecanon

Manchester City është shumë afër transferimit të qendërmbrojtësit francez Dayot Upamecano, që do të largohet nga RB Leipzigu në fund të këtij edicioni.

Bëhet e ditur se City tashmë ka mposhtur konkurrencën e Arsenalit dhe ka nisur negociatat me ekipin gjerman dhe përfaqësuesit e futbollistit.

Upamecano pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që për kartonin e tij, është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim mbi 50 milionë euro.

21-vjeçari është ndër mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në Bundesligë, kurse me RB Leipzigun ka kontratë deri në vitin 2021. Këtë edicion, ka regjistruar 33 paraqitje në të gjitha garat.