Sport

Bushiq shpreson që suksesin që e pati me Hajdukun ta shijojë edhe me Gjilanin

Bushiq shpreson që suksesin që e pati me Hajdukun ta shijojë edhe me Gjilanin
 

Ishte ndër talentet më të mëdha në Kroaci dhe filloi të shkëlqente në moshë të re. Titulli i kampionit me Hajdukun e Splitit dhe çmimi i golashënuesit më të mirë te ekipi kroat me 11 gola të shënuar brenda sezonit, ishin sukseset më të mëdha qysh në fillim të karrierës dhe vazhdojnë të mbeten ende pas 15 vjetësh.

Bëhet fjalë për sulmuesin Tomislav Bushiq të Gjilanit, i cili në fillimet e karrierës ka luajtur edhe me Luka Modriqin, Mario Manxhukuqin e shumë yje të tjera kroate që veshin fanellat e klubeve të mëdha evropiane.