18:02

Drita del në vend të parë

Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Flamurtarit, por ka dalë në vend të parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në Gjilan, Drita fitoi falë golit të Astrit Fazliut në pjesën e parë. Drita tani prinë me 46 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Ballkani është në vend të dytë me 44 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Flamurtari renditet i teti me 28 pikë.

Ndërkohë Feronikeli fitoi 3:1 ndaj Vushtrrisë. Në pjesën e dytë për Feronikelin shënoi Lapidar Lladrovci.

Feronikeli është i pesti me 37 pikë kurse Vushtrria e parafundit me 16 pikë.

16:58

Drita në epërsi ndaj Flamurtarit

Drita po udhëheq 1:0 ndaj Flamurtarit pas pjesës së parë të ndeshjes në Gjilan. Ndeshja Drita – Flamurtari i takon xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Është xhiroja e parë pas rifillimit të edicionit.

Astrit Fazliu ka shënuar në minutën e 26-të për epërsinë e Dritës. Dritës përkrahje po i ofrojnë tifozët e saj, që janë vendosur në një objekt në afërsi të stadiumit.

Ndeshjet po luhen pa shikues në stadiume.

Në Drenas, Feronikeli po udhëeq 2:1 ndaj Vushtrrisë. Harmon Gbowea dhe Mevlan Zeka shënuan për Feronikelin, ndërsa Valmir Azemi realizoi për Vushtrrinë.

Të premten Llapi fitoi bindshëm ndaj Dukagjinit.