Sport

Për Grezdën gjoba më e madhe e mundshme nga klubi

Për Grezdën gjoba më e madhe e mundshme nga klubi

Futbollisti kosovar Eros Grezda të enjten ishte dënuar me katër ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kroacisë. Të premten ai është gjobitur edhe nga klubi i tij, Osijek. Madje Osijeku ia ka ndarë gjobën më të lartë të mundshme.

Grezda është dënuar nga federata e klubi për shkak të incidentit pas ndeshjes me Rijekën, fundjavën e kaluar. Në parking në afërsi të stadiumit, Grezda kishte goditur me shuplakë në kokë një lojtar kundërshtar. Për sulmin e tij kanë raportuar shumë mediat kroate, por edhe mediat në rajon dhe në vende të ndryshme evropiane.