Sport

Llapi fiton bindshëm në rifillim të edicionit

Llapi e ka mposhtur bindshëm skuadrën e Dukagjinit në ndeshjen e parë të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” të premten, përfundoi me shifrat 4:1 në të mirë të Llapit. Elvis Prençi (3’), Kastriot Selmani (48’), Ersil Ymeri (68’) dhe Valmir Veliu (93’) shënuan për fitoren e Llapit derisa golin e nderit për Dukagjinin e realizoi Erblind Mulaj në minutën e 51-të.

Me këtë fitore, Llapi del në pozitën e pestë në tabelë me 37 pikë të grumbulluara derisa Dukagjini mbetet i fundit në kuotën e dhjetë pikëve.

Kjo ishte ndeshja e parë që shënoi rikthimin e Superligës së Kosovës pas pezullimit të garave në mesin e muajit mars shkaku i koronavirusit.