Sport

Ademi largohet nga Dinamo, për të interesohen tri skuadra nga Moska

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, pritet që pas dhjetë vjetëve të largohet nga Dinamo Zagrebi. Mediumet ruse kanë raportuar të enjten se kapitenin e Dinamos po e kërkojnë tri skuadra nga Moska – CSKA, Spartak e Lokomotiv.

Vlerësohet se Dinamo do të lëshojë 28-vjeçarin për pesë milionë euro. Spartaku planifikon të shpenzojë pak këtë verë, por për CSKA-në dhe Lokomotivin, pesë milionë euro nuk paraqesin problem.

Ademi luan për Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet të jetë prej lojtarëve kryesorë të kësaj përfaqësueseje në ndeshjen e plejofit për Euro 2020 ndaj Kosovës.