Sport

NBA-ja aprovon planin për rifillim të edicionit me 22 skuadra

Bordi i Guvernatorëve të NBA-së të enjten ka aprovuar planin për rifillim të edicionit të pezulluar. Media të shumta kanë raportuar se edicioni do të rifillojë në “Disney World” në Florida.

EPSN dhe The Athletic kanë cituar burime derisa kanë raportuar se formati me 22 skuadra është aprovuar me 29 vota për dhe një votë kundër.

Si pjesë e planit, të gjitha ndeshjet e këtij edicioni të NBA-së do të zhvillohen brenda një kompleksi që ka hotele dhe arena të shumta. Kjo do të mundëson që kontakti me të tjerët të limitohet.

NBA-ja ishte liga e parë në SHBA e pezulluar për shkak të koronavirusit. Në mes të marsit u paraqitën rastet e para me COVID-19 në ligën amerikane të basketbollit. Edicioni pritet të rifillojë më 31 korrik.