Sport

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë më 12-13 qershor

Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë më 12-13 qershor

Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë në futboll do të luhen më 12-13 qershor, ndërsa finalja më 17 qershor, njofton “Sky Sport Italia”.

Juventusi do të përballet me Milanin më 12 qershor, ndërsa Napoli me Interin më 13 qershor. Ndeshjet e para gjysmëfinale ishin luajtur në shkurt. Milani barazoi 1:1 në shtëpi me Juventusin, ndërsa Interi pësoi 1:0 në shtëpi nga Napoli.