Diego Maradona do të mbetet trajner i klubit argjentinas Gimnasia y Esgrima deri në fund të stinorit 2020-21, pasi e ka vazhduar kontratën e tij, ka njoftuar klubi të mërkurën.
Ndonëse nuk janë dhënë detaje, klubi tifozët e të cilit njihen si Triperos, ka shkruar në Twitter: “Për ne, je më tepër se një Tripero dhe zemra jote është e kaltër dhe e bardhë si e jona. Gimnasia 2021 Maradona”.
Legjenda e futbollit, Maradona, ka marrë drejtimin e Gimnasias në shtator të vitit 2019, ndërsa klubi gjendej në pozitën e fundit në rangun e parë.
Ndonëse rezultatet janë përmirësuar, klubi prapë po shkonte drejt rënies nga elita kur stinori në Argjentinë u anulua në prill.
Mirëpo, Federata e Futbollit të Argjentinës ka vendosur të mos ketë rënie nga elita, duke e shpëtuar klubin e Maradonës.