Klubi i elitës turke në futboll Trabzonspor është suspenduar për një vit nga futbolli evropian për shkelje të rregullit të Fer Plejit Financiar (FFP).
UEFA në një komunikatë të mërkurën ka njoftuar se Trabzonspor ka dështuar të plotësojë kushtet në marrëveshjen që ka arritur me UEFA-n në vitin 2016, kur është zbuluar se ka shkelur rregullat.
Është raportuar se suspendimi do të hyjë në fuqi nëse Trabzonspori kualifikohet në Evropë stinorin e ardhshëm, por jo edhe për stinorët tjerë.