Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se rezultati 0:0 ndaj Feronikelit është real. Ai madje ka thënë se në 2-3 raste Feronikeli ka mundur ta ndëshkojë skuadrën e tij.
Por, Munishi ka thënë se shpreson që Feronikeli mos të mbrohet në Drenas në ndeshjen e kthimit njëjtë sikur në Suharekë. Në humor ka thënë se nëse e bën këtë, atëherë trajnerin e Feronikelit, Afrim Tovërlani, do ta bëjnë ministër të Mbrojtjes.
“E kemi ditur se Feronikeli është kampion në fuqi dhe nuk është e lehtë ndaj tyre. Madje ne ishim me fat, pasi Feronikeli kishte 2-3 raste ku mund të na dënonte, ndërsa ne kishim posedimin. Mendoj se ky rezultat është real. Gjithsesi shpresoj që Tovërlani të mos mbrohet edhe në Drenas njësoj si këtu, pasi do ta bëjmë ministër të Mbrojtjes”, ka thënë Munishi.