Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv ka vendosur një tunel të veçantë për të spërkatur lojtarët që vijnë për ndeshjet me një dezinfektues për të ndihmuar që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, shkruan agjencia Reuters.
Tuneli, që do të mbetet deri në fund të stinorit, vjen derisa ligat sportive nëpër botë po përgatitet t’i rikthehen ndeshjeve, por po orvaten se si të kujdesen për shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.
Liga e futbollit e Izraelit ka rifilluar, por pa shikues. Tuneli përdor ujin e elektrizuar që krijohet duke aplikuar elektricitet në ujë me kripë, që
Hulumtuesit në Universitetin Bar-Ilan të Izraelit thonë se kanë zhvilluar një teknologji për të rritur kohëzgjatjen e ujit të elektrizuar.
RD Pack, një kompani izraelite e specializuar në automate, ka montuar sistemin e dezinfektimit në tunel. Një makinë e pompimit të ujit ndjenë kur dikush futet dhe fillon spërkatja për 15 sekonda, duke dezinfektuar lojtarët dhe valigjet e tyre.
“Ne nuk jemi kurë për koronavirusin, por po luftojnë kundër përhapjes”, ka thënë Eran Druker, zëvendës-presidenti i RD-së për zhvillim të biznesit.
Që kur ka filluar ky projekt të shtunën tri ndeshje janë luajtur në Bloomfield. Lojtarët, stafi dhe media nuk janë të obliguar të ecin nëpër tunelin e qelqit, por Druker llogaritë se 100-200 persona e kanë bërë këtë para çdo ndeshje.
“Shumica e njerëzve duan të kalojnë nëpërmjet tij. Ndjehen shumë më të sigurt”, thotë Druker.
Kompania e tij shpreson të marrë aprovimin e rregullatorit brenda tre muajve.
Hulumtuesi te Bar-Ilan, Izaak Cohen, thotë se dezinfektuesi i tyre i patentuar është testuar në laborator në koronavirus dhe po ashtu në virusin herpes dhe në baktere.
Mund të përdoret edhe në spitale, zyra, aeroporte, hotele, autobusë dhe shkolla, duke e zëvendësuar dezinfektuesin me kemikale toksike, thonë ata.