Klubi i Premier Leagues së Ukrainës në futboll Karpaty Lviv është vendosur në karantinë për së paku dy javë dhe ka anuluar gjitha seancat stërvitore, pasi disa lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ka njoftuar klubi.
Karpaty anuloi ndeshjen e paraparë ta luante me 31 maj për shkak të testeve pozitive.
Në mediume është raportuar se 25 anëtarë të klubit janë testuar pozitiv për koronavirusin e rij, që ka infektuar më tepër se 24 mijë persona në vend dhe ka shkaktuar 727 vdekje.
Karpaty në komunikatë ka njoftuar se 65 persona janë testuar dhe skuadra shpreson që t’i kthehet ndeshjeve pasi të përfundojë periudha e karantinës.
Po ashtu i ka bërë thirrje klubeve që të mos i ndalin ndeshjet dhe kanë bërë thirrje te klubet tjera që të jenë sa më të përgjegjshme në testimin e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit.