Sport

Gani Sejdiu pranon se Drenicës i mbesin pak gjasa për rikthim

Gani Sejdiu pranon se Drenicës i mbesin pak gjasa për rikthim
Foto: Driton Paqarada

Trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu ka pranuar se Prishtina është thuajse në finale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina të martën mbrëma fitoi 3:0 ndaj Drenicës në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Hasan Hyseni humbi penallti për Drenicën në minutat e fundit, kurse Meriton Korenica vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 90-të. Ahmed Januzi kishte realizuar dy gola në pjesën e parë.