Klubeve të Premier Leagues u është dhënë leje për të luajtur ndeshje miqësore para rifillimit të edicionit në Angli.
Sipas Sky Sports, vendet ku do të luhen ndeshjet nuk duhet të jenë më shumë se 90 minuta larg, ndërsa lojtarët duhet të udhëtojnë me veturat e tyre, të veshur me fanellat me të cilat do të luajnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArbitrat ende nuk janë testuar për COVID-19, kështu që fillimisht miqësoret do të referohen nga pjesëtarë të shtabeve teknike të skuadrave.
Shpresohet se arbitrat do të jenë në gjendje të referojnë një javë para rifillimit të edicionit, më 17 qershor. Nëse miqësoret do të luhen në stadiume, lojtarët do të hyjnë përmes hyrjes për ta dhe do të dalin menjëherë në fushë. Zhveshtoret nuk do të përdoren.