Klubi amerikan i futbollit LA Galaxy është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit të Brescias, Mario Balotelli, njofton “Il Corriere della Sera”.
Balotelli është kthyer në Serie A të Italisë verën e vitit të kaluar, ndërsa ka realizuar pesë gola në 19 ndeshje. Mirëpo, te Brescia nuk janë të kënaqur me Balotellin, veçanërisht me sjelljet e tij dhe ai pritet të largohet në fund të stinorit. Agjenti i Balotellit, Mino Raiola, është kontaktuar nga klubi i ligës MLS të SHBA-së, LA Galaxy, për një transferim të mundshëm.
Balotelli verën e kaluar ishte kërkuar edhe nga klubet braziliane.