Presidenti i Asociacionit të Futbollistëve në Itali, Damiano Tomassi, i ka bërë thirrje krerëve të Series A që të ndjekin rrugën e La Ligas dhe të organizojnë ndeshjet në mbrëmje gjatë verës.
Serie A pritet të rifillojë më 20 qershor, por fillimisht do të luhet Kupa e Italisë me ndeshjet gjysmëfinale më 13-14 qershor dhe finalja më 17 qershor.
“Kjo ka të bëjë me sigurinë e shëndetit të lojtarëve. Shpresoj që mos të jetë problem çështja e kohës së zhvillimit të ndeshjeve. Shpresoj që të gjithë të marrin vendim të logjikshëm. Shpresoj që të mësojmë nga La Liga dhe të luajmë natën”, ka thënë Tommasi për “Rai Sport”.
Plani momentalisht është që ndeshjet të luhen në ora 17:00, 19:15 dhe 21:30.