Sport

Alonso pritet të rikthehet në Formula 1

Descriptive Text

Piloti spanjoll Fernando Alonso pritet të rikthehet në Formula 1 vitin e ardhshëm. Ai mund t’i bashkohet ish-skuadrës së tij, Renaultit.

Alonso është larguar nga Formula 1 në vitin 2018, pas katër stinorëve frustrues me McLarenin. Spanjolli kishte kaluar dy periudha te Renaulti, ndërsa fitoj dy tituj rresht me këtë skuderi në vitin 2005 dhe 2006. “Ka shumë pilotë, shumë pilotë të mëdhenj që janë të lirë vitin e ardhshëm. Njëri nga ta është edhe Alonso. Ndonëse ka edhe tjerë”, ka thënë kreu i Renaultit, Cyril Abiteboul, për “Radio Montecarlo”.

Alonso 39-vjeçar është përfshirë në seri tjera të garave pas largimit nga F1.