Sport

Icardi zyrtarizohet te PSG-ja

Icardi zyrtarizohet te PSG-ja

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi nga Interi. Icardi ka firmosur kontratë me Parisin deri në qershor të vitit 2024, siç është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi argjentinas ishte huazuar te klubi francez në verën e vitit të kaluar. Raportohet se Parisi ka paguar 50 milionë euro për transferimin e Icardit dhe tetë milionë euro tjerë në bonuse.