Sport

Klubet e La Ligas të hënën vazhdojnë me stërvitje të plota

Klubet e La Ligas të hënën vazhdojnë me stërvitje të plota
Foto: FC Barcelona

Klubet e futbollit në dy kategoritë e para të Spanjës mund të mbajnë stërvitje të plota prej të hënës, për herë të parë që kur janë kthyer në komplekset stërvitore. Këtë e ka bërë të ditur La Liga të shtunën.

“Klubet do të fillojnë me stërvitje kolektive më 1 qershor, pasi qeveria ka lehtësuar masat”, thuhet në komunikatë të La Ligas.