Arijan Ademi ka shënuar gol në ndeshjen të cilën ai me bashkëlojtarë e fitoi me rezultat të thellë.
Në duelin miqësor të zhvilluar në stadiumin ‘Maksimir’, Dinamo Zagrebi e mposhti Inter Zapreshiqin, 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKapiteni i gjigantit kroat i bëri vetes dhuratë për ditëlindjen e 29-të me shënimin e golit me kokë në minutën e 36-të.
Sezoni në ligën e Kroacisë rinis javën tjetër, ndërsa këtë vikend do të luhen ndeshjet e Kupës, nga e cila Ademi me ekipin e vet është eliminuar.
Deri në pezullimin e kampionatit për shkak të pandemisë, Ademi ka luajtur në 23 ndeshje zyrtare me Dinamo Zagrebin këtë sezon, ka shënuar katër gola dhe ka katër asistime.