Sport

Autoritetet në Suedi japin leje për fillim të edicionit

Suedia ka qenë në qendër të vëmendjes për qasjen që kishte ndaj koronavirusit. Por kampionati i futbollit në këtë vend do të startoj vetëm më 14 qershor.

Qeveria e Suedisë dhe Agjencia e Shëndetit Publik kanë dhënë leje të premten për fillim të kampionatit.

Liga në Suedi është dashur të fillojë në prill, por ndonëse Suedia nuk ka marrë masa të rrepta të izolimit si shumë vende tjera, kampionati u pezullua. Kishte drojë se tifozët do të qëndrojnë në bare dhe restorante për të shikuar ndeshjet, që do të luhen pa shikues.

“Ne jemi shumë falënderues që autoritetet kanë pranuar protokollin që e kemi përgatitur, kështu që stinori ynë mund të vazhdojë më 14 qershor”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Ligës Elite të Suedisë, Maats Enquist.