Sport

Raste të reja me koronavirus te futbollistët në Rusi dhe Angli

Dmitry Barinov, Anton Kochenkov, Timur Suleimanov dhe Roman Tugarev janë katër futbollistët e Lokomotiv Moskës që janë testuar pozitiv për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten klubi i Premier Leagues së Rusisë. Lojtarët nuk po shfaqin simptoma, ndërsa janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Jefferson Farfan, sulmues te Lokomotiva, ishte testuar pozitiv më herët këtë muaj.

Pjesa tjetër e skuadrës të enjten ka udhëtuar në një bazë stërvitore jashtë Moskës, për t’u përgatitur për rifillim të kampionatit. Kampionati në Rusi vazhdon më 21 qershor. Lokomotiv aktualisht mbanë pozitën e dytë.

Raste të reja me COVID-19 ka pasur edhe te futbollistët në Angli. Kapiteni i Blackburn Rovers, Elliot Bennett dhe dy lojtarë të Fulhamit kanë dalë pozitivë në testimet e bëra. Këtë e ka bërë të ditur Liga e Futbollit të Anglisë. Të dy skuadrat garojnë në kategorinë e dytë.