Kampioni, Club Brugge, do të takohet me Royal Antwerp në finale të Kupës së Belgjikës në futboll më 1 gusht, ndonëse edicioni 2019\2020 në Belgjikë është anuluar.
Finalja do të luhet në stadiumin “King Baudoin” në Bruksel, pa praninë e shikuesve.
Vendimi është bërë publik pasi të dy klubet, Pro League e Belgjikës dhe federata janë takuar me drejtues të qytetit për të arritur marrëveshje. Policia dhe shërbimet e sigurisë kanë dhënë dritën e gjelbër për zhvillimin e ndeshjes.
Finalja e Kupës ishte dashur të luhej më 22 mars, por ishte pezulluar për shkak të situatës me koronavirus.
Belgjika më pas e ndërpreu edicionin, kurse Club Brugge u shpall kampion.