Sport

Telles drejt PSG-s

Paris Saint-Germaini është në negociata me Porton për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, brazilianit Alex Telles.

Mësohet se 27-vjeçari Telles pëlqehet shumë nga ekipi francez që për kartonin e tij është i gatshëm të shpenzojë 25 milionë euro.

Telles këtë edicion ishte ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin e Portugalisë kurse me Porton ka kontratë deri në vitin tjetër. Ai këtë edicion ka realizuar dhjetë gola dhe ka asistuar nëntë herë në 40 ndeshje të zhvilluara me Porton në të gjitha garat.

Telles karrierë në Evropë ka bërë edhe te Galatasaray e Interi kurse vitin e shkuar ka debutuar me Përfaqësuesen e Brazilit.