Sport

Napoli interesohet për Evertonin

Napoli interesohet për Evertonin

Napoli është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit brazilian të Gremios, Everton Soares. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i Evertonit, Marcio Cruz.

“Ekziston interesimi i Napolit, por mendoj se po ekzagjerohet tepër në mediume. Madje në disa mediume është raportuar se Everton është lojtar i Napolit. Interesimi i Napolit është aty, bisedimet kanë filluar, por kontakti i fundit ka qenë një muaj më parë”, ka thënë Cruz për “CalcioNapoli24”.