Sport

Gjasula vendos rekord për kartonë të verdhë në Bundesligë

Gjasula vendos rekord për kartonë të verdhë në Bundesligë
Foto: Reuters

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula është ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e së shtunës në mes të Paderbornit dhe Hoffenheimit.

Ndeshja e xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane ka përfunduar 1:1. Gjasula ka vazhduar të jap kontribut në qendër të mesfushës së Paderbornit, ndërsa është ndëshkuar edhe me një karton të verdhë. Për të ishte kartoni i 14-të i verdhë këtë edicion.