Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Portugali ofrohet festë e futbollit në verë

Primeira Liga e Portugalisë do të ofrojë festë të futbollit veror kur të rifillojë pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndeshje do të luhen thuajse çdo ditë, bazuar në orarin e publikuar të shtunën.

Kampionati portugez do të rifillojë më 3 qershor me ndeshjen e Portimonenses ndaj Gil Vincentes dhe atë të Famalicaos ndaj liderit Portos. Raundi i 25-të do të zhvillohet gjatë katër ditëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas një dite pushim, ndeshjet e raundit tjetër do të zhvillohen përgjatë pesë ditëve.

Edhe xhirot tjera do të luhen përgjatë katër deri gjashtë ditëve, ndërsa vetëm nga një ditë do të ketë pushim mes xhirove. Kështu kampionati do të zhvillohet deri më 21 korrik.

Shumica e ndeshjeve do të zhvillohen prej orës 19:00 dhe 21:15, ndërsa disa janë prej orës 17:00.

Ndërkohë kampionati çek do të rifillojë të shtunën (sonte) me ndeshjen në mes të Teplices dhe Slovan Liberecit.